Njerëzit mësojnë gjatë tërë jetës së tyre. Ndonjëherë është për shkak të asaj se sa i shpejtë është avancimi i teknologjisë, e ndonjëherë për shkak të nevojave tona
Për t’jua mundësuar këtë, më poshtë e keni një listë me librat të cilët ju mundësojnë të mësoni aftësi të reja brenda një kohe shumë të shkurtë.
“The Body Language of Liars” – Lillian Glass
Aftësia për ta kuptuar nëse një person po gënjen apo jo është një superfuqi e mirë që mund ta keni. Në fakt, çdo njeri mund ta ketë këtë aftësi. Lillian Glass, eksperte e gjuhës së trupit, në këtë libër tregon se si ta detektoni çdo gënjeshtar.
MËSOJENI NJË GJUHË TË HUAJ
“Becoming Fluent: How Cognitive Science Can Help Adults Learn a Foreign Language” – Richard M. Roberts, Roger J. Kreuz
Autorët e këtij libri janë shkencëtarë kognitivë. Ata kanë mbledhur të gjithë përvojën e tyre shkencore për t’u ndihmuar të rriturve ta mësojnë më shpejt një gjuhë të huaj. Kreuz dhe Roberts tregojnë se si ta zhvilloni shprehinë e të mësuarit diçka të re, se përse nuk duhet të mbingarkoheni me materiale dhe si të mos bëheni një person që i përdor vetëm frazat e parapërgatitura.
ZHVILLOJENI NJË KUJTESË SHUMË TË FORTË
“The Power of Forgetting: Six Essential Skills to Clear Out Brain Clutter and Become the Sharpest, Smartest you”
Një shkrimtar dhe matematikan janë bashkuar për t’jua sjellë këtë libër. Ata kanë krijuar një udhërrëfyes të mahnitshëm për njerëzit që duan ta zbulojnë potencialin e tyre të plotë. Ky libër nuk ka të bëjë vetëm me memorien, por edhe se si të bëheni më efikas në çdo gjë që bëni. Autorët ju furnizojnë me një strategji mësimi dhe me ushtrime të cilat ju ndihmojnë të adaptoheni me këtë mënyrë të të menduarit.
MËSONI SI TË VIZATONI
Autori ju premton se nëse i shpenzoni 20 minuta në ditë për një muaj, nuk do të bëheni artist i talentuar, por të paktën një person që vizaton mjaft mirë. Kjo për shkak se vizatimi është aftësi e lehtë për t’u mësuar e jo talent.
SI TË KENI SHPREHI TË MIRA
“52 Small Changes for the Mind” – Brett Blumenthal
Blumenthal ju ofron instruksione të cilat shumë lehtë mund t’jua ndryshojnë tërë jetën. Autori është i bindur se çdo ndryshim i madh shkaktohet nga hapa të vogël të cilët duhet të merren paraprakisht.