Bashke

Liderët e Lidhjes priten në Uashington nga Kongresmeni Jim Himes

Gjatë qëndrimit zyrtar në Uashington liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti vazhdojnë takimet me zyrtarë të lartë amerikanë.

Sot në Uashington ata janë pritur nga Kongresmeni Jim Himes, Bashkëkryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe pjesë e Grupit Parlamentar për Çështjet Shqiptare. Në këtë takim edhe një herë u theksua roli jashtëzakonisht jetësor i SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilietit, edhe përkundërt tentativave të vazhdueshme për ta rrezikuar atë. Miqësia shqiptaro-amerikane e cila jep një kontribut të veçantë në jetën politike të rajonit, duhet thelluar edhe më tej.

Liderët e Lidhjes me Kongresmenin Himes ndanë qëndrimin e njëjtë për nevojën e demokratizimit të mëtutjeshëm të vendit si dhe për rëndësinë jetike të integrimit të vendit në BE si alternativa e vetme për rajonin. Me këtë rast kongresmenit Himen iu paraqit shqetësimi për përmasat e rrezikshme të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, problem ky i cili po shndërrohet në pengesën kryesore për hapërimin e vendit drejt integrimit në familjen evropiane, gjë që dëshmohet edhe me futjen në listë të eksponentëve nga jeta politike e Maqedonisë së Veriut.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë