Bashke

Lidhja Europiane për Ndryshim: Çashka, dëshmia se BDI e LSDM janë anti shqiptarë dhe anti europian

Çashka është Komuna ku dëshmohet se Demokracia në vend ka ngelur në klasë dhe se Maqedonia e Veriut është vend që do e përsërisë vitin për integrim në Bashkimin Evropian.

Kjo që ndodh me paralelen shqipe në Çashkë është skandaloze, komuniste dhe diktatoriale, njejtë si në kohën e Jugosllavisë dikur, e si tani në Rusi e Serbi. Në këtë mënyrë, shqiptarëve vetëm në ish-Jugosljavinë e Karagjiqit e të Millosheviqit nuk u është mundësuar mësimi në gjuhën shqipe. E për fat të keq, shumë politikan në pushtet, si maqedonas por edhe shqiptarë, burojnë nga shkollat politike dhe shërbimet e ish-jogosllavisë, të cilët sot bashkëpunojnë ngushtë edhe me Vuçiqin.

Mjaft ishte! Lidhja Europiane për Ndryshim, kërkon nga Ministri i Arsimit i cili bashkë me zëvendësministrin janë kuadër të BDI-së, që të mos qahen nëpër intervista sikur të ishin qytetarë të thjeshtë por urgjentisht ti shfrytëzojë kompetencat dhe të ndërmarrë masa efikase për zgjidhjen e problemit.

I bëjmë apel LSDM-së që mos të vazhdojë dyftyrësinë e saj, siç e bën me dekada. Nga njëra anë shet konceptin shoqëri të barabartë për të gjithë, a nga ana tjetër nxjerr deputetët e saj në protesta kundër paraleleve shqipe. Sepse në këtë situatë ku deputetët e saj janë pjesë e thirrjeve shoveniste kundër arsimit shqip, është tregues që Maqedonia e Veriut nuk ecën përpara por po kthehet në ish-Jugosllavi, ose në Serbi tek miku i Kovaçevskit dhe Ali Ahmetit, Aleksandar Vuçiq.

Kërkojmë nga VMRO dhe nga kryetari i komunës, mos të nxisin qytetarët dhe prindërit për protesta dhe thirrje të tilla nacionaliste.
Nuk duhet të gënjejë askush se po përpiqen për barazi etnike, kur nxisin dhe shtojnë veprimet shoveniste. Askush nuk ka të drejtë të shes ide madhore si kryeministri shqiptar, kur në fakt shqiptarëve ende iu cenohet mësimi në gjuhën shqipe. Shqiptarët nuk kanë nevojë për kukulla të korruptuara, por për liderë që e duan popullin e tyre dhe kanë vizion pro-evropian.

Por kjo është BDI, vasalja e LSDM-së, e cila me Ministër dhe Zëvendësministër, ska aftësi të hap asnjë paralele shqipe, u shkurton fondet shkollave në komunat shqiptare dhe investon në Kazino dhe Bastore.

Për në fund, nëse pak keni moral dhe ndërgjegje para popullit, nuk u lejohet të flisni për asnjë temë tjetër, kur për shqiptarët mbetet e pazgjidhur çështja e mësimit në gjuhën shqipe, e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë