Bashke

Lidhja Europiane për Ndryshim: Këshilli gjyqësor – vegël e BDI-së?

Lidhja Europiane për Ndryshim: Këshilli gjyqësor – vegël e BDI-së?
Në vijim gjeni deklaratën e plotë nga Lidhja Europiane për Ndryshim:
Të nderuar qytetarë,
Tashmë të gjithë e dijnë që pengesa dhe frenuesi kryesor i integrimit të vendit tonë në BE dhe i sundimit të ligjit është BDI.
Këtë së fundmi e vërtetoi edhe BE përmes ambasadorit holandez në vend Dirk Jan Kop, i cili në mënyrë të drejtëpdrejtë reagoi në takimin me Ali Ahmetin për gjithë presionin politik që i bëhet kryetares së Gjykatës Supreme, zonjës Besa Ademi, pasiqë ajo nuk ra pre e presionit politik dhe mediatik të orkestruar nga BDI për kthimin e Nikolla Guevskit në vend. Në këtë drejtim reagoi edhe Ambasadorja e SHBA në vend Angela Ageler, e cila për presionet ndaj kyetares së Gjykatës Supreme deklaroi se Këshilli Gjyqësor ka dështuar në përmbushjen e plotë të detyrimeve ligjore dhe se qytetarët e vendit meritojne më mire. Gjithashtu, së fundmi reagoi edhe Ambasadori I Delegacionit të BE-se, ekselenca e tij David Geer, i cili theksoi se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë sjellur rritje të mosndëshkueshmërisë në vend. Presionet politike ndaj Këshillit gjyqësor ishin të notuara edhe në Raportin e fundit, me skandaloz dhe më të keqin të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut.
Por çka ishte reflektimi dhe përgjigja e BDI-së pas këtyre porosive?
Përmes kumtesës zyrtare, BDI mes tjerash theksoi “Sa i përket Gjykatës Supreme, Ahmeti ka nënvizuar që është në kompetencë të Këshillit Gjyqësor të veprojnë sipas ligjeve…pa presione nga brenda dhe jashtë.” Të njejtin qëndrim e ripërsëriti edhe Artan Grubi në debat televiziv.
Të ndalemi këtu pak e të zbërthejmë ndikimin politik të BDI-së në Këshillin Gjyqësor.
Milazim Mustafa, sot anëtar i Këshillit Gjyqësor, më herët ka qenë këshilltar i 3 ministrave të Drejtësisë nga rradhët e BDI-së, Adnan Jasharit, Valdet Xhaferit dhe Bilen Salijit, është pikërisht personi që ka ngrit inicijativën për shkarkimin e Besa Ademit, dhe në një prej seancave kur e njejta u mor në pyetje, sipas mediave e kercënoi me burg.
Selim Ademi, sot anëtar i Këshillit Gjyqësor, më herët sekretar I komunës së Gostivarit derisa kryetar ishte Nevzat Bejta dhe këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë derisa Ministër ishte Blerim Bexheti.
Pas të gjitha këtyre fakteve të prezentuara, bashkërisht mund të konstatojmë se e keqja, korrupsioni, interferimi në gjyqësi, ka emër.
Më 8 Maj, do ti japim fund kësaj gjendjeje. Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë, Ne, Lidhja Europiane për Ndryshim, qytetarët e ndershëm, faktori ndërkombëtar, forcat progressive, sektori civil, ndërsa në anën tjetër janë kjo kastë e korruptuar që së fundmi rreh e sulmon profesionistët shqiptar edhe në vendin tyretë punës e që shpëtimin e vetëm e shohin te Nikolla Gruevski. NDRYSHIMI PO VJEN! – thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim/Bashkë.tv
Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë