Bashke

Lidhja Europiane për Ndryshim, në takimin formoi Trupin Koordinativ të koalicionit

Lidhja Europiane për Ndryshim me një hap tjetër të rëndësishëm në drejtim të sjelljes së ndryshimit në vend Lidhja Europiane për Ndryshim, në takimin e sotëm ka formuar Trupin Koordinativ të koalicionit, duke e bërë edhe një hap drejt unifikimit të forcave politike opozitare për të finalizuar përpjekjet e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut me qëllim mposhtjen e BDI-së së korruptuar dhe kriminalizuar.

Ky thellim i bashkëpunimit ka një zotim të qartë politik, sjelljen e ndryshimit duke u profilizuar kështu si shpresa e vetme që mund ta mundësojë këtë synim të shqiptarëve.

Trupi Koordinativ diskutoi në lidhje interesimin e madh dhe bashkënjgitjet e vazhdueshme që po i bashkohen koalicionit, gjë që paraqet paraqet një tregues inkurajues për punën tonë si koalicion, njëherësh duke vlerësuar se është koha e fundit për çdo subjekt politik ose individ të rreshtohet në anën e vullnetit të popullit, ndërsa të gjithë ata që refuzojnë t’i bashkohen Lidhjes, nënkuptohet që haptazi dhe me vetëdije të plotë e mbështetin monopolizimin e pushtetit të BDI-së, duke rrezikuar skajshmërisht fatin e popullit shqiptar, por edhe perspektivën e vendit. Në këtë takim u morën disa vendime të rëndësishme për të krijuar parakushte për zgjedhjet e ardhshme të suksesshme.

U vendos të formohen komisione të specializuara, të cilat do të angazhohen në krijimin e politikave të mirëfillta në fusha të caktuara për të përpiluar programin solid zgjedhor të koalicionit për të sjellë fitoren e madhe. Gjithashtu, u vendos që së shpejti të hapet edhe shtabi zgjedhor i koalicionit për ta bërë më efektivi dhe efikase fushatën dhe realizimin e qëllimeve të Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë