Bashke

Lojërat Olimpike “Paris 2024”, SHBA vazhdon të kryesojë me numrin e medaljeve të fituara

Në fund të ditës së 13-të të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, SHBA-ja po kryeson tabelën në mesin e vendeve të tjera me gjithsej 103 medalje të fituara, prej të cilëve 30 medalje të arta, 38 të argjendta dhe 35 të bronzta.

SHBA-ja vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës në ditën e 13-të të Lojërave Olimpike, pasi fitoi 3 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 3 të bronzta.

Kina, e cila e përfundoi ditën me 4 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 3 të bronzta, u rendit e dyta me 73 medalje në total. Australia u rendit e treta, kurse Franca e cila i mirëprit këto lojëra është në vendin e katërt.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë