Eksperienca e Romelu Lukakut në futbollin evropian duket se po shkon drejt fundit.
Sulmuesi belg është i huazuar aktualisht në Romë, por në pronësi të Chelseat.
E sipas gazetarit sportiv, Rudy Galetti, klubet e Saudi Pro League ia kanë vënë syrin ish-futbollistit të Evertonit dhe të Manchester Unitedit.
“Blues” duan ta shesin përfaqësuesin belg në verën që po vjen pasi trajneri Mauricio Pochettino nuk llogarit në shërbimet e tij.
Përfaqësuesit e klubeve saudite duket se kanë diskutuar me përfaqësuesit e futbollistit, por edhe me vetë klubin e Premierligës.
Tash mbetet të shihet nëse Lukaku do ta pranojë ofertën e majme saudite për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës në Saudi Pro League, ku në dy sezonet e fundit përfunduan shumë yje të futbollit evropian.