Aktivistja e njohur Arbnora Fejza-Idrizi ka arritur një rekord të ri në librin e rekordeve Guinness. Kësaj radhe ajo ka punuar në origami Flamurin Kombëtar, me të cilin për të katërten herë ka thyer rekordin në librin e rekordeve Guinness.
Pas konfirmimit të arritjes së rekordit, Arbnora Fejza- Idrizi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë.“Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im!”, ka shkruar Idrizi-Fejza.
Postimi i plotë:
Konfirmim zyrtar nga selia e Librit GUINNESS nga Londra
Isha në emisionin më të shikuar në trojet shqiptare te moderatorja e njohur Rudina Magjistari ku u zyrtarizue rekordi GUINNESS i arritur më 25 nëntor 2023.
Sot vendosem histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm! Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të suksesit.
“Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im!”