Bashke

Mexhiti: BDI ka pranuar të futet në Qeveri me VMRO-në me vetëm 4 ministri, pa kryeparlamentar!

Zëvendës Kryeministri i parë në RMV, Izet Mexhiti sonte ka qenë i ftuar në “Pressing” në Kosovë ku ka folur për përfaëqësimin e shqiptarëve, përqindjen në ekzekutiv që ka marrë VLEN në Qeverinë aktuale, akuzat që i bëjnë opozita, e tema tjera, bashkë.tv.

Mexhiti foli për riorganizimin e Qeverisë që këtë e votoi edhe BDI-ja që sot është kundër. Mes tjerash zv/kryeministri i parë u shpreh se “ky pushtet nuk është identik si ai paraprak por që 70 deri 80% përsëri i kanë shqiptarët, nga ato resore që i ka pasur pushteti paraprak.”

Mexhiti u shpreh gjithashtu se “BDI ka pranuar të futet në Qeveri me Mickoskin dhe VMRO-në me vetëm 4 ministri dhe pa kryeparlamentarin shqiptar! BDI e ka pranuar këtë ofertë. Ndërsa ne, e kemi ruajtur një rregull që nga 3 pozicionet kryesore të shtetit, 1 e kemi marrë ne, pra kryeparlamentarin që është Afrim Gashi. Mund të them se shqiptarët kanë një përfaqësim dinjitoz.” /bashkë.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë