Bashke

Mexhiti: Familja Jashari, shembulli më i mirë në botë që me vepra ka treguar se si duhet atdheu!

Sot, bashkërisht me Arbenin, Bilallin, Afrimin dhe Bekimin, me rastin e Epopesë së UÇK-së ishim në Prekaz, aty ku mishërohen dhimbja dhe krenaria jonë më e madhe kombëtare.

Familja Jashari është shembulli më i mirë në botë që me vepra ka treguar se si duhet atdheu!

Në shkollën fillore të Prekazit që mban emrin e heroit kombëtar Azem Bejta, në mënyrë simbolike dhuruam një sasi të konsiderueshme librash.

Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri, sakrifica e familjes Jashari do të përmendet përgjithmonë!

Faleminderit nga zemra!
https://www.facebook.com/share/p/FehrvT1hnfkvLiea/?mibextid=Nif5oz

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë