Bashke

Mexhiti, Kasami dhe Gashi në xhami, takohen me mërgimtarët e Zvicrës (FOTO)

Treshja opozitare, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi kanë vazhduar takimet me diasporën, përcjell TV21. Së fundmi kanë vizituar Biel/Bienne e Zvicrës, ku kanë takuar mërgimtarët shqiptarë në këtë vendbanim.

“Sonte patëm nderin të marrim pjesë në Biel/Bienne në manifestimin e organizuar me rastin e Ditës së Flamurit. Ishte emocion i veçantë të dëgjosh fëmijët e mërgimtarëve duke recituar gjuhën e bukur shqipe prindërit e të cilëve janë lindur e rritur në Zvicër. Pas manifestimit u ndalëm të bashkëbisedojmë me mërgimtarë të shumtë. Biseduam për kontributin e vazhdueshëm të diasporës, për inkorporimin e kuadrove shqiptarë të shkolluar dhe përgatitur në Zvicër, mënyrat si mund bashkërisht t’i eliminojmë arsyet për të cilat shqiptarët vazhdojnë t’i braktisin vatrat e tyre. U ndamë të kënaqur për faktin se bashkimi i opozitës shqiptare në Lidhjen Europiane për Ndryshim ka lindur një shpresë gjithandej për ta sjell ndryshimin”, thuhet në njoftimin e LEN.  

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë