Është një spin që po bëhet nga portalet e Artan Grubit, që publikojnë informacione që Prokuroria gjatë ditës do të realizojë aksion për ndërtimet ilegale në Çair.
Kështu është shprehur mes tjerash Izet Mexhiti në ClickPlus në TV21, teksa u pyet për ndërtimet ilegale në këtë komunë të Shkupit.
Shtoi se presionin BDI-ja po e bën edhe nëpërmjet prokurorit, Islam Abazit.
“Islam Abazin e kanë vegël për presion”, tha më tej Mexhiti duke shtuar se “ndërtimet ilegale në Çair, i kanë funksionarët e BDI-së”.
“Funksionarëve të BDI-së, dhe shumë qytetarëve të tjerë në Çair, ua kam legalizuar shtëpitë që i kanë pasur ndërtime të egra”, thotë ish kryetari i Çairit, lider i LD-së, Izet Mexhiti.