Bashke

Mexhiti në mesin e popullit, takoi banorët e lagjeve të Çairit, në rrugët e Gazibabës

Lideri i Lëvizjes Demokratike njëherit kandidat i zonës 1 zgjedhore z. Izet Mexhiti sëbashku me partnerët e koalicionit VLEN mëngjesin e sotshëm vërshuan rrugëve të lagjeve të airit ku u mirëpritën nga banorët e po kësaj zone, transmeton bashkë.tv.
Postimi i plotë nga Izet Mexhiti:
“Sot së bashku me Bekimin shfrytëzuam që nga mëngjesi kohën e bukur me diell, për shetitje në disa nga lagjet e Çairit, në rrugët e Gazibabës.
Kaluam ditën në mesin e popullit, me të cilët biseduam për problemet me të cilat ata ballafaqohen si dhe për pritshmëritë nga qeveria e ardhëshme.
Fryma e ndryshimit ndjehet në çdo rrugë. Çdo shtëpi na priti me derë hapur dhe dyert e hapura do të jenë edhe në institucionet e shtetit për të gjithë qytetarët pas 8 Majit!
Ndryshimi po vjen, sepse Ndryshimi VLEN! 6️⃣☑️Vazhdojmë.” – thotë Mexhiti
https://www.facebook.com/share/p/DF3AuaAZzJhc1gwE/
Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë