Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë se qeveria e re së shpejti do të numërojë mbi 80 deputetë në Kuvend, përcjell TV21. I pyetur për ndryshimet kushtetuese, Mexhiti tha se po kërkohet forma ma e mirë bashkë me partnerët në qeveri dhe partnerët strategjik të RMV-së.
“Ka lëvizje edhe për deputetë të tjerë, së shpejti do të ketë mbi 80 deputetë, pra do të jetë hera e parë që do të ketë 2/3 e shumicës në Parlament. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, me partnerët tanë strategjik jemi në komunikim të përditshëm, deputetët shqiptarë nuk kanë asnjë dilemë rreth kësaj, ne nesër po të na thërrasin, jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese, mirëpo po punojmë bashkë me partnerët edhe në qeveri edhe partnerët strategjik për të gjetur formën më të mirë”, tha Mexhiti./tv21.tv
https://fb.watch/tzneVW6Twr/