Bashke

Mexhiti: Sot fillon lufta kundër korrupsionit, për herë të parë, një parti shqiptare do të udhëheqë Drejtorinë për Zbulim Financiar

Izet Mexhiti:

Sot fillon lufta kundër korrupsionit.
Për herë të parë, një parti shqiptare do të udhëheqë Drejtorinë për Zbulim Financiar, duke shënuar një angazhim të ri dhe të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Koalicioni VLEN ka marrë përsipër këtë përgjegjësi, që me vendosmëri dhe përkushtim, të udhëheq këtë institucion kyç, përmes të cilit do të punojmë intensivisht për të realizuar shtyllën tonë programore: luftimin e krimit dhe korrupsionit!
Drejtoria për Zbulim Financiar do të jetë arma jonë kryesore në parandalimin e pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera kriminale. Ne jemi të përkushtuar të sjellim transparencë dhe drejtësi në çdo hap të kësaj beteje.
Kalojmë në veprim!

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë