Kreu i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti sonte ka takuar strukturat e degës së Shuto Orizares. Mexhiti para një numri të madh të anëtarëve të partisë së tij mes tjerash ka theksuar se fryma e ndryshimit po bëhet gjithnjë e më e fuqishme.
“Sonte kisha kënaqësinë e veçantë që të takoj strukturat e Lëvizja Demokratike – Dega e Shuto Orizares. Fryma e NDRYSHIMIT po bëhet gjithnjë e më e fuqishme gjithandej ku lëvizim! Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!”, ka shkruar Mexhiti në profilin e tij në Facebook.
https://www.facebook.com/share/p/t1y6sRNzLyhBJJeh/?mibextid=Nif5oz