Bashke

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Koalicioniet VLEN dhe “Maqedonia jote” në një takim në shtabin qendror të koalicionit VLEN, sot, kanë diskutuar për parimet e qeverisë së re reformuese 4 vjeçare. Ndërsa ditët e fundit opinioni u pushtua nga zëra e dërgimit të emisarëve të BDI-së tek VMRO-ja, Mickoski ka zbritur sot në shatbin e VLEN, për të shprehur në mënyrë të qartë bashkëpunimin e ri, ku u prit nga njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari. Alsat mëson se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përfshi ata që kanë qëndruar duarkryq me mosndëshkueshmërinë, si dhe orientimin strategjik drejt BE-së janë dy pikat kryesore të marrëveshjes politike.

Ndërsa kanë ngelur edhe disa orë nga heshtja zgjedhore, Koalicionet VLEN dhe ai i kryesuar nga VMRO DPMNE kanë kristalizuar parimet e qeverisjes së ardhshme. Marrëveshja, pa tone të bujshme, atribuohet me këtë fotografi, një vizitë e kreut të koalicionit “Maqedonia jote” Hristijan mickoski në shtabin e VLEN në sheshin “Skënderbeu”.

Siç mësuam nga të dy kampet politike, marrëveshja parimore e bashkëqeverisjes së ardhshme për të cilën është rënë dakord, ka betonuar orientimin strategjik të vendit drejt BE-së. Poashtu shtylla e dytë e fuqishme ku bazohet qeverisja e re është lufta e pa kompromise që do t’i shpallet krimit dhe korrupsionit, duke kërkuar mbajtjen përgjegjës jo vetëm të njerëzve të përfshirë në veprimtari kriminale e korruptive, por edhe të atyre që kanë ndihmuar në mosndëshkueshmërinë e këtyre veprave. Në rrafshin ekonomiko-social, mësojmë që është diskutuar lidhur me zhvillimin e barabartë rajonal me fokus të veçantë në rritjen e standardit jetësor si dhe mirëqenies ekonomike, sociale e politike të qytetarëve./Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë