Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi për sezonin e ri.
Gjiganti italian më saktësisht ia ka vënë syrin sulmuesit anglez, Tammy Abraham.
Për këtë siguron “MilanNews”, sipas të së cilit, klubi Kuqezi ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe me menaxherët e tij sa i përket rrogës.
Tash mbetet për t’u bindur Roma, e cila e mban kartonin e lojtarit.
Gjithnjë sipas mediumit italian, të afërt me klubin “Rossoner”, Milani është i gatshëm t’i paguajë 5 milionë euro dhe ta japë kartonin e Alexis Saelemaekers vetëm për të arritur tek ish-futbollisti i Chelseat.
Mbetet të shihet nëse trajneri Daniele De Rossi ka interes për ta marrë Saelemaekersin dhe në këtë rast për të hequr dorë nga sulmuesi Abraham, i cili do t’i bënte konkurrencë Alvaro Moratas në “San Siro”, me Luka Jovic që mund të largohet në ditët e ardhshme.