Bashke

Miliarderi dibran nga Amerika, Selim Rusi përkrah Koalicionin VLEN: Është koha për “Ndryshim”!

Pak ditë para zgjedhjeve për koalicionin VLEN ka ardhur një mbështetje nga SHBA-të.

Bëhet fjalë për filantropin dhe miliarderin dibran nga Nju Jorku, Selim Rusi i njohur si Sal Rusi, përcjell INA.

Ai është takuar me veprimtarin Ibrahim Kolari dhe bashkërisht kanë shprehur shpresën për “Ndryshim” më 8 maj, duke i dhënë mbështetje koalicionit VLEN.

“Era e Ndryshimit i kaloi Oqeanet! Ndryshimit që VLEN i bashkangjitet edhe bashkëqytetari jonë z.Selim Rusi. Diaspora,eshte Lokomotiva e Ndryshimit. VLEN!”, ka njoftuar biznesmeni dhe aktivisti dibran Ibrahim Kolari përmes një porosie në rrjetet sociale.

Selim Rusi i njohur si Sal Rusi është një nga biznesmenët e suksesshëm shqiptar në SHBA, lobues për çéshtjen shqiptare, bashkëfinancues i fushatave të kandidatëve për presidentë në SHBA, siç ishte fushata e Hillary Clinton. Takimet e veçanta me Donald Trump si president, por edhe lobues dhe mbështetës i shumë eventeve për çështjen shqiptare në diplomaci, kulturë dhe art. Ai është djali i veprimtarit Turan Rusi.(INA)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë