Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta me dëborë. Do të fryjë dhe mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Kah fundi i ditës, reshjet do ndalojnë dhe vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura minimalë do të jetë në interval prej 2 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira, më i freskët dhe me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë.