Bashke

Muhamed Elmazi nga sot është emëruar Drejtori i ri i NOMAGAS ShA – Shkup

Shkup, 23 gusht – Muhamed Elmazi nga sot është emëruar Drejtori i ri i NOMAGAS ShA – Shkup. Elmazi pranoi detyrën me një ndjenjë të thellë nderi dhe përgjegjësie.

 

Drejtori i ri Elmazi ka shprehur përkushtimin për të angazhuar tërë energjinë dhe përvojën e tij për të çuar përpara institucionin dhe për t’ju shërbyer me devotshmëri qytetarëve të vendit. Ai theksoi se do të punojë me përkushtim të plotë dhe do të jetë gjithmonë i hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët dhe kontribuuesit që dëshirojnë të japin ndihmesën e tyre në zhvillimin dhe përmirësimin e NOMAGAS ShA – Shkup.

 

Poashtu, Elmazi shprehu falënderim të veçantë për liderin Izet Mexhiti dhe koalicionin VLEN për besimin e dhënë. Ai premtoi se do të japë maksimumin e tij për të qenë një drejtues i denjë dhe për të përmbushur pritshmëritë e të gjithëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë