Bashke

Murtezi: Themelimi i Akademisë Shqiptare është reflektim i situatave negative pasi në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët

Bashkim Murtezi nga koalicioni VLEN, tha se themelimi i Akademisë Shqiptare nuk ka për qëllim të shkaktojë dëme politike partnerëve të koalicionit por që VLEN të mbaje premtimet e bëra para votuesve. Murtezi tha se krijimi i Akademisë është rezultat I situatave negative në vend ku siç thotë, në disa institucone ende nuk ka vend për shqiptarët.

“Ne kemi mirëkuptim për qëndrimin e partnerëve tanë pasi qështja e krijimit të Akademisë Shqiptare është e ndjeshme për maqedonasit por, qendrimi ynë si VLEN nuk është t’ju shkaktojmë dëm politik partnerëve tanë te koalicionit por të zbatojmë ato që kemi premtuar para votuesve tanë. Krijimi i Akademisë Shqiptare është një reflektim i disa situatave negative në vend për shkak të të cilave në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët”, tha Murtezi nga VLEN.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë