Bashke

Në takimin e Kurtit me opozitarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut del propozimi për president shqiptar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, kanë pritur sot në takim kryetarin e Gostivarit dhe Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, deputetin Izet Mexhiti dhe deputetin Afrim Gashi.

Në takim, katër politikanët nga Maqedonia e Veriut shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut.

“Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, Kurti i ka informuar kryetarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për takimet dhe bisedat që ka pasur me krerët shtetërorë maqedonas, ndërsa ata e kanë njoftuar për zhvillimet politike atje.

“Temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni, nevoja për demokraci e stabilitet si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet”, thuhet në njoftim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë