Bashke

Nëse do ndryshosh mënyrën e të ngrënit 40 vjeç, do të shtosh 10 vjet jetë

Asnjëheë nuk është vonë. Ndryshimi i zakoneve tuaja të të ngrënit në një mënyrë të shëndetshme mund t’ju shtojë vitet e jetës.

Kjo u vërtetua nga hulumtimi i botuar në revistën Nature Food, i kryer nga një ekip nga Universiteti i Bergenit, në Norvegji.

Rreth gjysmë milioni vullnetarë të moshës midis 40 dhe 69 vjeç morën pjesë në studim. Njerëzit u grupuan sipas modeleve të ndryshme të të ngrënit (në pesë grupe) dhe vëzhgimet zbuluan se si këto ndryshuan përgjatë viteve.
Analizat e bëra mbi zakonet e të ngrënit kanë treguar se ndryshimi i dietës së dikujt në moshën 40-vjeçare nga modele të ushqyerit jo të shëndetshëm në modele të lidhura me jetëgjatësinë (si dieta mesdhetare) shoqërohet me një rritje të jetëgjatësisë prej 10.8 vjet për burrat dhe 10.4 vjet për gratë.

Edhe 70-vjeçarët kanë të drejtë të ndryshojnë mënyrën e të ngrënit
Dhe nuk është kurrë vonë: nëse në moshën 70 vjeçare kaloni në një dietë të shëndetshme (nga e pashëndetshme) fitoni 5,4 vjet për gratë dhe 5,0 vjet për burrat.

Zgjedhjet më të mira janë drithërat dhe frutat e thata

Studiuesit përcaktuan gjithashtu se cilat ushqime zakonisht lidhen me vdekshmëri më të lartë dhe anasjelltas (jetegjatësi më e madhe): Zgjedhjet më të këqija sipas këtij studimi janë pijet me sheqer dhe mishi i përpunuar, ndërsa më të mirat janë drithërat dhe frutat e thata.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë