Bashke

Nëse lini alkoolin, truri juaj do të rigjenerohet brenda 7 muajve të parë

Përdorimi i alkolit dëmton trurin dhe qelizat nervore në përgjithësi, thonë shkencëtarët.

Përdorimi i vazhdueshëm dëmton në mënyrë të parikuperueshme. Ndërsa kërkimet e fundit tregojnë se lënia e alkolit i krijon mundësi trurit tuaj të rigjenerohet brenda 7 muajsh pas lënies.

Kush abuzon me alkool në mënyrë kronike dhe të gjatë, zakonisht vuan nga patologjia AUD, që është një shqetësim cerebral që karakterizohet nga një kapacitet i ulët për të ndërprerë apo reduktuar konsumin e pijeve, dhe që shoqërohet me një hollim të disa zonave të kores së trurit. Në këtë rast autoret e studimit kanë studiuar një grup personash që kishin varësi ndaj alkoolit.

Ndryshimet të lehta u dalluan që pas 8 ditësh nga ndalimi total i konsumit, me shumë pas muajit të parë, dhe ky ndryshim strukturor cerebral vijoi edhe pas muajit të tretë, e deri në muajin e shtatë. Deri më sot studime të tilla kishin vrojtuar trashjen e murit të kores së trurit deri në 2 muaj pas ndalimit të përdorimit të alkoolit, dhe kjo është hera e parë që vërtetohet se truri vijon autorigjenerimin, gjë që është mjaft e rëndësishme.

Megjithatë do vijojnë studimet për të kuptuar ndryshimet që verifkohen në funksionalitetet e trurit./alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë