Granit Xhaka kishte uljet dhe ngritjet e tij në karrierë, por askush nuk e ka parashikuar atë ku ndodhet sot lojtari me prejardhje nga Kosova.
Mesfushori shqiptar me pasaportë zviceran mahniti të gjithë në sezonin e tij të fundit tek Arsenali, duke i lënë gojë hapur kritikët me lojën e tij, por tashmë ishte shumë vonë për klubin londinez që të bindte lojtarin.
Lojtari 31-vjeçari vendosi t’i jepte fund aventurës së tij në Londrën Veriore dhe të rikthehej në Bundesliga, nga liga ku e kishte siguruar kalimin te Topçinjtë.
Mirëpo, kësaj radhe ishte ndryshe, pasi nuk ishte rikthyer te Borussia Monchengladbach, por ju bashkua Bayer Leverkusenit.
Nën urdhrat e Xabi Alonsos, Xhaka së bashku me bashkëlojtarët e tij fituan Bundesligën si të pamposhtur, ndërsa humbjen e parë e pësuan në finale të Ligës së Evropës nga një Atalantë e përsosur.
Por, ajo çfarë është e mahnitshme dhe që pak lojtar mund ta bëjnë – ringjallja në karrierë! Në vitin 2010, Xhaka ishte vlerësuar nga Transfermarkt vetëm 50 mijë euro si 17-vjeçar, për të filluar ngritjen graduale. Kur kaloi te Monchengaldbachu, mesfushori si 20-vjeçar kishte kapur vlerën e tetë milionë eurove tri vite më pas.
Rritja e tij sipas Transfermarkt vazhdoi dhe shkoi në 35 milionë euro kur ju bashkua Arsenalit në vitin 2016. Kulmin e vlerës së tij, 31-vjeçari, në atë kohë si 26-vjeçar e arriti në vitin 2018 te Gunners kur shkoni në 50 milionë euro.