Bashke

Ngjarjet në Kosovë, Ukrainë dhe Izrael – Temë e Këshillit të Sigurimit

Ngjarjet në veri të Kosovës, lufta në Ukrainë dhe lufta në Izrael do të jenë ndër temat e takimit të ardhshëm të Këshillit për Siguri të paralajmëruar nga Presidenti Stevo Pendarovski, shkruan Alsat.

Profesori universitar dhe anëtari i Këshillit, Nenad Markoviq tha se këto janë tre pikat e nxehta më të mëdha ushtarake dhe të sigurisë, për të cilat do të ndërtoheshin skenarë në seancë për përhapjen e mundshme të konflikteve dhe implikimet e mundshme për vendin.

“Unë nuk mendoj se ndonjë nga këto tre konflikte, apo edhe ai i Kosovës, paraqet  kërcënim të drejtpërdrejtë në këtë pikë, por ne gjithashtu duhet t’i shohim ato perspektiva të zhvillimit në tre konfliktet, veçanërisht atë më të afërtin për ne, dhe të vlerësojmë nëse ekziston apo jo rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm”, u shpreh Nenad Markoviq – profesor universitar.

Duke folur për ngjarjet në Kosovë, Markoviq thotë se ato mund të pasqyrohen politikisht në Maqedoni, por ai nuk pret një përhapje të mundshme në planin e sigurisë. Ai thotë se zhvillimet e fundit nuk janë aspak naive dhe vendi duhet të dijë të përballojë pasojat e mundshme.

“Në rastin e Kosovës, ne jemi një vend që po kërkojmë të ruajmë atë ekuilibër të brishtë në rajon midis dy vendeve që kanë qenë në proces negociatash për shumë kohë dhe që dukshëm kanë filluar t’i zgjidhin problemet e tyre në një mënyrë pak më ndryshe dhe më agresive. Ky është një zhvillim që nuk na përshtatet aspak, në asnjë mënyrë. Ajo reflekton në shoqërinë tonë dhe të paktën mund të shkaktojë dridhje të caktuara politike, dhe unë nuk besoj se mund të shkaktojë dridhje të sigurisë, tani për tani në këtë formë”, tha Nenad Markoviq – profesor universitar.

Sipas Markoviq, veçanërisht për marrëdhëniet izraelito-palestineze dhe luftën në Ukrainë, nuk është joreale të pritet një përshkallëzim dhe vendi duhet të përgatisë masa që do të ndërtojnë një shoqëri më rezistente. Seanca e Këshillit të Sigurimit pritet të zhvillohet diku pas dhjetë ditësh.alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë