Bashke

“Nuk duhet të jemi objektiva të sulmeve”, OKB: Ushtria izraelite ka sulmuar autokolonën me ndihma humanitare

Sot në Gaza, ushtria izraelite sulmoi një kolonë të Kombeve të Bashkuara që dërgonte ndihma humanitare, njoftoi drejtori i Agjencisë së OKB-së për Ndihmë për Refugjatët Palestinë, Thomas White.

“Ushtarët qëlluan mbi një kolonë që kthehej nga Gaza veriore përgjatë një rruge të caktuar nga ushtria izraelite,” tha White, sipas CNN.

Ai shtoi se nuk kishte viktima në sulm, por paralajmëroi se “punëtorët e organizatave humanitare nuk duhet të jenë kurrë objektiva të sulmeve”.

Kolona përbëhej nga shtatë automjete të OKB-së, duke përfshirë dy automjete të blinduara, me “UN” të shkruar qartë në to, tha Juliet Touma, përgjegjëse e komunikimit në Agjenci.

Ajo deklaroi se incidenti ndodhi në jug të Gazës, rreth pesë kilometra nga qyteti i Gazës, pasi të gjitha automjetet kaluan nëpër postbllokun e ushtrisë izraelite.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë