Bashke

“Nuk i nguc kush, nuk janë faktor”, Mexhiti: BDI me e-mail kibernetike kërcënojnë vetveten dhe e paraqesin në polici

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti thotë se e-mail kërcënues në drejtim të deputetëve të BDI-së është shkruar nga vetë BDI, përcjell TV21. Mexhiti thotë se këto janë akrobacione politike të vetë BDI-së.

“Mendoj se vetë i shkruajnë, mandej i paraqesin në polici, nuk i ka kërcënuar askush ata deri sa kanë qenë në opozitë, tash nuk janë faktor që mund ta detyrojnë dikë për kërcënime. Duhet t’i përkushtohen vetvetes, duhet të reformohen , duhet të dalin me ide të reja dhe jo me këso akrobacione politike ku vetë nëpër e-mail kibernetikë pra ta kërcënojnë vetveten dhe ta paraqesin në polici, pra nuk i nguc kush, nuk janë faktor”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv

https://fb.watch/tAV0GTU5G0/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë