Operacioni “Koopmeiners”, Juventus siguron milionat e radhës, talenti i mbrojtjes transferohet në Premier League
Me talentin argjentinas, Matias Soule thuajse të shitur te Roma, për 30 milionë euro, tashmë “Bardhezinjtë” e Juventus do të arkëtojnë miliona të tjera, nga shitja e një tjetër talenti.
“Shtatlarti” i mbrojtjes Dean Huijsen është i “kurbani” i radhës i “Zonjës së Vjetër”, që po mbledh të gjitha paratë e mundshme për t’i siguruar tekniku Thiago Motta shërbimet e “tulipanit” holandez, Teun Koopmeiners, i cili vlerësohet në 60 milionë euro nga Atalanta.
Kështu, Juventus ka arritur të sigurojë plot 18 milionë euro për kartonin e 19-vjeçar, i cili shihet si një talent i së ardhmes, me këtë të fundit që është gati të transferohet te “Qershitë” e Bournemouth aty ku do të përfitojë plot 2.5 milionë euro për 4 sezone e padyshim pritet të ketë një rol shumë më të rëndësishëm në “Vitality Park”.