Bashke

Për herë të parë një shqiptar emërohet drejtor në Klinikën e Pediatrisë

Dr. Rexhep Memedi kuadër i Lëvizjes Demokratike nga koalicioni VLEN është emëruar drejtor në Spitalin e Pediatrisë në Klinikën Universitare “Nënë Tereza – Shkup, njofton Fol.mk

Memedi është ndër mjekët e rrallë në Maqedoninë e Veriut që njihet për mikpritje të ngrohtë dhe të sinqertë ndaj pacientëve. Ai punon në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup.

Dr. Rexhep Memedi u lind më 17 nëntor 1980 në Studenican, rajoni i Karshiakës së Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” e përfundoi në Shkup në vitin 1999. Ka qenë i shkëlqyeshëm dhe njëri më të dalluar në gjeneratën e tij.

Studimet universitare dhe pasuniverzitare i kreu në Fakultetin e mjekësisë – Universiteti “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup.

Pas diplomimit në vitin 2008, një kohë të shkurtër punoi si profesor në Shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” në Shkup, pastaj vazhdoi karierën profesionale në Institutin e shëndetit publik të RMV-së.
Nga dhjetori i vitit 2009, ai punon në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku mbaroi edhe specializimin në fushën e Pediatrisë.
Ka qenë udhëheqës i Repartit të Neonatologjisë.
Studimet e doktoraturës – cikli i tretë- në shkencat e mjekësisë i vijon pranë Fakultetit të mjekësisë në Shkup.

Dr. Memedi karierën e tij profesionale e ka pasuruar me edukim dhe punë profesionale edhe në vendet e Bashkimit Europian, ku ka ndjekur shumë simpoziume e takime profesionale si dhe trajnime në lëmin e mjekësisë, si për shembull:
Trajnim profesional trejavor nga fusha e shëndetit publik në Menorka-Spanjë, kurs ky i organizuar në vitin 2009 nga ECDC   ( European Centre for Disease Prevention and Control).
qëndrim profesional  në Spitalin Bambino Gesu në Romë të Italisë- nëntor 2013-shkurt 2014- edukim në kuadër të specijalizimit në fushën e Pedijatrisë.
Punë profesionale – ka punuar si mjek në një Qendër private Mjekësorë në Gjermani- NRË (gusht 2020-dhjetor 2021).

Dr. Rexhep Memedi nga viti 2015 është aktiv edhe në skenën politike, duke qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga viti 2017 deri në qershor të vitit 2020.
Zotëron së paku edhe tre gjuhë të huaja pas maqedonishtes e serbokroatishtes, gjuhën angleze, gjermane dhe turke./Fol.mk/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë