Bashke

Pollozhani komenton deklaratën e Vuçiqit: Bandat politike në Ballkan i ka zënë frika nga Albin Kurti

Duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në mbrojtje të BDI-së, ish i përndjekuri dhe i burgosuri politik Shpëtim Pollozhani thotë se bandat politike në Ballkan i ka zënë frika nga Albin Kurti. Thotë se BDI dhe opozita kosovare janë në një linjë me Vuçiqin dhe se ia dërgojnë ujin në fushën e tij. Përkrahjen e Vuçiqit për BDI-në në këtë kohë, Pollozhani e vlerëson si shumë të rrezikshme.

“Tani në këtë moment gjithë bandat politike në Ballkan i ka zënë një dridhje nga fryma e Albinizmit, e cila më është rrëzuar dhe po i rrëzon drunjtë e kalbur një nga një. Përkrahja e BDI-së tani në këtë moment kaq të rrezikshëm për Kosovën ku në të gjitha anët armiqtë i bringëllojnë me armë është një harakiri, harakiri i vërtetë. BDI dhe opozita kosovare është në një linjë me qëndrimet e Vuçiqit se Kurti është problematiku numër një në Ballkan, mirëpo për fat të mirë niveli intelektual, kapaciteti njerëzor dhe profesional i Kurtit e bindi faktorin ndërkombëtar që ata të kthehen nga ai duke u nisur nga fakti se është fat i madh edhe për ato se doli një politikan i pjekur, serioz dhe kompetent të udhëheq me Kosovën. Qëndrimi i BDI-së në këtë moment është katastrofal dhe është vdekjeprurës për të dhe dhimbjen e kësaj gjendje, sjelljeje ata besoj se do ta kuptojnë në zgjedhjet e ardhshme me rotacionin e pushtetit”, deklaroi Shpëtim Pollozhani, Ish i burgosur politik. /Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë