Bashke

Presidenti Begaj priti zv.kryeministrin e parë Mexhiti: Mirëseerdhe në shtëpinë tënde!

Tiranë, 28.08.2024 -“Mirëseerdhe në shtëpinë tënde” me këtë fjali Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj priti në Presidencë zv.kryeministrin e Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z.Izet Mexhiti.

Në takim, që u zhvillua gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri të zv.kryeministrit Mexhiti, presidenti Begaj uroi zëvendëskryeministrit Mexhiti detyrën e re dhe rezultatin zgjedhor, ndërsa u diskutua bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’ rast marrëdheniet mes dy vendeve u vlerësuan të shkëlqyera, me synim të zgjërimit të vazhdueshëm.

Diskutimet u përqendruan në projekte me interes strategjik për të dy vendet, siç është edhe Koridori 8.

“Ndërlidhja infrastrukturore dhe bashkëpunimi i gjithanshëm përbëjnë një prioritet të qeverisë së re në Shkup, ku shkëmbimi i përvojave pozitive, sidomos në fushat e investimeve të huaja direkte, zhvillimit të turizmit, dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve, që është një gur themeli për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se tjetër temë kyçe e diskutimeve ishte bashkëpunimi në përpjekjet euroatlantike, një proces ky që kërkon koordinim të vazhdueshëm dhe angazhim të përbashkët për të përmbushur synimet tona strategjike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë