Bashke

Presidenti Biden bëhet stërgjysh

Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden ka mirëpritur në jetë stërnipin e tij të parë, pasi mbesa e tij Naomi Biden, u bë nënë e një djali.

Biden tani zyrtarisht është edhe stërgjysh, derisa lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë ai në një konferencë shtypi për çështjen e zjarreve në Los Angeles.

“Lajmi i mirë është që nga sot jam stërgjysh”, pohoi presidenti amerikan.

Bashkëshortja e Bidenit, apo Zonja e Parë, Jill po ashtu ndau lajmin e ëmbël përmes një postimi në Instagram.

Ajo gjithashtu ndau një fotografi të saj dhe presidentit amerikan, duke mbajtur në dorë stërnipin e tyre.

“Jemi krenarë t’ju prezantojmë stërnipin tonë, William Brannon Neal, IV”, shkroi Jill Biden.

https://www.instagram.com/p/DElArsoS0Rx/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë