Bashke

Qeveria izraelite voton unanimisht për mbylljen e televizionit Al-Jazeera

Qeveria izraelite votoi sot unanimisht për mbylljen e zyrës së televizionit Al-Jazeera në pronësi të Katarit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se qeveria e tij ka vendosur të mbyllë operacionet e Al-Jazeera në Izrael.

Muajin e kaluar, Knesseti (parlamenti) i Izraelit miratoi legjislacionin që lejon mbylljen e televizionit Al-Jazeera.

Sipas legjislacionit, ministri i Komunikimeve është i autorizuar të mbyllë rrjetet e huaja që operojnë në Izrael dhe të konfiskojë pajisjet e tyre nëse ministri i Mbrojtjes identifikon se transmetimi i tyre përbën “dëm për sigurinë e shtetit”.

“Urdhrat tona do të hyjnë në fuqi menjëherë”, tha ministri i Komunikimeve Shlomo Karhi pas nënshkrimit të urdhrit për mbylljen e kanalit.

“Ka kaluar shumë kohë dhe ka pasur shumë pengesa të panevojshme ligjore për të ndalur përfundimisht makinën nxitëse të vajosur mirë të Al-Jazeeras, e cila dëmton sigurinë e shtetit”, tha ai.

Al-Jazeera ka një zyrë në Izrael dhe një ekip korrespondentësh që punojnë gjatë gjithë vitit, duke përfshirë mbulimin e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë mbi 34.600 njerëz që nga 7 tetori 2023.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë