Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) përmes një konference me mediat reagoi duke thënë se qytetarët mezi po mbijetojnë ndërsa Qeveria po ua shtrenjton rrymën elektrike.
Nga ky koalicion vlerësojnë se në fund të muajit qytetarët do të përballen me fatura të shtrenjta të rrymës, duke shtuar se për çmimin të cilët thanë se është ulur do të del gënjeshtër nga ana e Qeverisë.
“Kjo ngrohëse këtu afër meje harxhon 2 kilovat në orë, të supozojmë se këtë një familje e përdor 12 orë në ditë dhe rezulton se brenda muajit harxhon 720 kilovat dhe me automatizëm kjo amvisëri renditet në bllokun e tretë të harxhuesve të rrymës elektrike, që kanë rritje të dukshme të çmimit të energjisë elektrike përkundër gënjeshtrave të qeveritarëve se çmimi i rrymës është ulur”, theksoi Fari Hiseni nga LEN.(INA)