Bashke

Qytetarët e RMV-së thonë se dezinformatat kërcënojnë sigurinë

Dezinformatat po shndërrohen në një rrezik të vërtetë për shoqërinë dhe sigurinë e Maqedonisë së Veriut thonë nga organizata mediatike “Metamorphosis”.

Hulumtimi në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe gazetarëve përmes trajnimeve”, i cili zbatohet nga kjo organizatë, me mbështetjen e IFEX-it ( Rrjeti Global për Promovimin dhe Mbrojtjen e Lirisë së Shprehjes) ka nxjerrë në pah se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë duke e humbur besimin te mediat si rrjedhojë e dezinformatave.

Hulumtimi në fjalë ka nxjerr në pah se një numër i madh i qytetarëve në vend (49%) besojnë se lufta në Ukrainë është, në fakt, një luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Kjo përqindje është më e lartë te qytetarët me arsim të lartë (50%), krahasuar me qytetarët me arsim të mesëm (44%) dhe qytetarët me arsim të ulët (35%).

Rreth 39 për qind e qytetarëve besojnë se në Ukrainë ekzistojnë laboratorë amerikanë për krijimin e armëve biologjike.

“Lufta në Ukrainë është luftë mes NATO-s dhe Rusisë”, “Ukraina rekruton fëmijë në frontin e luftës”, “Tregti me organe në Ukrainë” janë këto pjesë të qindra titujve në brendinë e së cilave janë shpërndarë dezinformata.

Në bazë të hulumtimit që ka realizuar organizata, në të gjitha këto tekste Ukraina portretizohet në dritën më të keqe të mundshme. Përkatësisht, Ukraina paraqitet si shtet i korruptuar shumë më i dobët ndaj Rusisë, ndërkohë që Rusia paraqitet si superiore dhe e fuqishme.

Filio Stojanovski, drejtor i Metamorphosis thotë për Radion Evropa e Lirë se media të caktuara online liferojnë tekstet nga mediat e Kremlinit pa u sqaruar kontesti i përmbajtjes së tyre ose pa u theksuar se në to ka elemente të manipulimit dhe gënjeshtra.

Stojanovski thekson se dezinformatat e këtilla kanë për qëllim të cenojnë besimin e qytetarëve kundrejt mbështetjes së autoriteteve zyrtare të Maqedonisë së Veriut ndaj luftës në Ukrainë si dhe ndihmës që ndan shteti për të ndihmuar Ukrainën.

“Dezinformatat e këtilla kanë ndikim më të madh në mesin e atyre qytetarëve për të cilët teoritë e caktuara konspirative janë të pranueshme”, shprehet Stojanovski.

Sipas hulumtimit, qytetarët e kuptojnë mirë natyrën e dezinformatave. Rreth 75 për qind mendojnë se dezinformatat e nxisin gjuhën e urrejtjes dhe ndarjet në shoqëri. Ndërsa, 68 për qind pajtohen se dezinformatat përbëjnë kërcënim për sigurinë.

Se shteti nuk ka kapacitet për t’u përballur me kërcënimet që pasojnë nga dezinformatat dhe format e tjera të luftës speciale, besojnë rreth 40 për qind e qytetarëve të anketuar.

“Mendoj se qytetarët me të drejtë kanë dyshime edhe rezerva lidhur me kapacitetet për të na mbrojtur nga dezinformatat, pasi nuk vërehet se ndonjë institucion ka ngritur nivelin e përgatitjes për t’u bërë ballë lajmeve të rrejshme në përputhje me zhvillimet, si dhe sulmeve”, thekson për REL-in Isen Saliu, gazetar. Ai konsideron se është koha e fundit që të përpilohen strategji për mbrojtjen e qytetarëve nga dezinformatat.

Gjatë hulumtimit, qytetarët janë pyetur se cilat burime apo entitete i promovojnë interesat dhe qëndrimet pro-ruse në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast 15 për qind e tyre janë shprehur se kjo vjen nga partia politike E Majta, për dallim nga viti i kaluar kur kjo përqindje ishte rreth katër.

Hulumtimi i organizatës Metamorphosis ka nxjerrë në pah se shumica e dezinformatave pro-ruse për qytetarët maqedonas vijnë përmes mediave serbe, pasi, sipas tyre, Serbia është një vend që ende nuk ka sanksione ndaj Rusisë./REL/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë