Bashke

Reagon kabineti i Kryeparlamentarit Gashi: Përdorimi i gjuhës shqipe në komunikim zyrtar garantohet me Kushtetutë

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi kanë reaguar pas ankesës së Bisera Kostadinovska Stojçevskës nga LSDM për betimin në gjuhën shqipe para gjuhës maqedonase që bëri Gashi.Nga Kabineti i Gashit thonë se përdorimi i gjuhës shqipe në komunikim zyrtar është i garantuar me Kushtetutë.

“Kryetari i Kuvendit e ushtron të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar, e cila garantohet me kushtetutë, me ligjet në fuqi dhe rregulloren e Kuvendit. Këtë të drejtë ligjore ai do ta ushtrojë gjatë gjithë mandatit. Kryetari Gashi është i përkushtuar të garantojë se të gjitha procedurat parlamentare, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga ligjet, ta respektojnë dhe promovojnë shoqërinë tonë multikulturore”, thuhet në reagimin e Kabinetit të kryeparlamentarit Gashi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë