Bashke

Renault Scenic fiton çmimin “Vetura e Vitit 2024”

Automjeti elektrik Scenic i Renault fitoi çmimin “Makina e Vitit 2024” në panairin e automjeteve në Gjenevë të hënën, duke i dhënë një shtysë kompanisë franceze teksa ajo po “elektrizon” biznesin e saj.

Sipas mediave të huaja, SUV-i i kësaj kompanie mundi BMW Seria 5 sedan, i cili u dha nga një juri prej 58 gazetarësh evropianë që mbulojnë sektorin e automjeteve.

Ceremonia u mbajt në panairin ndërkombëtar të makinave në Gjenevë, i cili u rikthye pas një ndërprerjeje katërvjeçare si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Renault është i vetmi prodhues evropian i automjeteve me prezencë në panairin e sivjetshëm të automjeteve, pasi gjigantët Volkswagen dhe Stellantis, markat e të cilëve përfshijnë Peugeot dhe Fiat, vendosën të anashkalojnë ngjarjen.

Renault lansoi një version elektrik të modelit Scenic, një makinë popullore familjare, në fund të vitit 2023 dhe dërgesat e para do të fillojnë në pranverën e ardhshme.

Kompania synon të jetë një markë plotësisht elektrike në Evropë deri në vitin 2030.

Image

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë