Por së fundi njëri prej tyre godet më shumë se të tjerët. Është Zhoze Mourinjo, trajneri i Romës, të cilit i skadon kontrata në qershor të 2024-ës dhe që mund të rikthehet në stolin e Realit të Madridit.
Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri portugez ka mundësi reale që të ulet sërish në stolin e madrilenëve pas më shumë se 10 vitesh. Sipas lajmit të të përditshmes spanjolle, tifozët dëshirojnë që Mourinjo të drejtojë sërish Realin, pas largimit të Ançelotit.