Të fundit
- Izet Mexhiti uron Shqipërinë: Motiv shtesë për vendin, për vazhdimin e politikave për nisjen e negociatave me BE-në
- Zëvendës Kryerevizori shtetëror, Orhan Ademi mori pjesë në Komisionin për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin Republikan
- Izet Mexhiti: Shqiptarët nuk janë mjet (vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË!
- Zëvendës Kryevizori shtetëror, Orhan Ademi për vizitë pune në Gjykatën Evropiane të Auditorëve
- Izet Mexhiti: Diaspora në kohën e BDI-së na pyeste a hapet diçka tjetër përveç kazinove në vendbanimet shqiptare
- Mexhiti në Alsat M: “Bixhozi” është lufta kryesore e kësaj qeverie
- Mexhiti: Gjatë qeverisjes së BDI-së integrimi ishte në vdekje klinike
- Këshilltarja e BDI-së në Çair kalon te LD-ja e Izet Mexhitit
- Analisti Ramadan Ramadani: Izet Mexhiti e ka fitu Ali Ahmetin, bumbar e ka bë BDI-në, i ka nxjerrë në pension!
- Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti: Vendim historik, 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”
Bujar Osmani: Bordi nderkombetar i certifikimit si instrument per te realizuar vetingun e funksionareve
E pyesim publikisht Bujar Osmanin:
Si do ta certifikonte ky bord Ramiz Merkon?!
Si mendoni se do ta certifikonte ky bord Menduh Thacin, ose politikanet e partise tuaj qe, p.sh., i kane dhene parcela dhe leje ndertimi Daka Davidoviqit ne Tetove?!
Si do t’i certifikonte ky bord te gjithe ata gjyqtare e prokurore te zgjedhur vetem duke kaluar filtrin politik te BDI-se, duke filluar nga Prokurori per krim te organizuar Islam Abazi?
Si do t’i certifikonte ky bord te gjithe ate gjykates te cilet luajten rolin kryesor si ne shpetimin e Mijallkovit nga burgu, ashtu edhe ne ruajtjen e pronave milioneshe te tij nga konfiskimi i shtetit?!
Pyesim publikisht BO: Si do te certifikohej nepotizmi i partise suaj??? Secili prej jush (edhe ju personalisht), keni anetar te afert te familjes te punesuar ne ndermarrjet me rrogat me te larta ne vend, sic jane MNAV, MEPSO, Agjencioni per komunikime elektronike… Dhe ju po flisni per certifikime?! Mos e mashtroni popullin me shume!
I kujtojme zyrtareve te BDI-se se ekziston nje vendim gjykate – dhe gjykata eshte me shume se nje bord – pra, vendim i gjykates se New York-ut, per aferen Magyar Telekom ku perfshihet Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Dhe, ne vend te ‘certifikimit’, ata, bashke me Menduh Thacin, jane ne lista per deputete!!!
Po si mund te flase per ndershmeri dhe lufte kunder korrupsionit nje parti politike qe eshte 22 vjet ne pushtet? Parti te ciles rrjeti korruptiv ia ka perfshire edhe familjen e liderit – per cdo dite degjojme per ‘bizneset e suksesshme’ te nipit, djalit, dhendrrit, baxhanakut, mikut, vajzes se liderit. Keta si do t’i certifikoni?!
Po cili ka qene reagimi i BDI- se ndaj aferes Soravia? Asnje reagim! Si do t’ua shpjegoni ambasadoreve qe nipi i Ali Ahmetit me 26 vjet ka krijuar biznes me vlere dhjetera milioneshe?! Si do t’ia shpjegoni votuesit qe nipi i liderit ka qene nder perfituesit kryesore te granteve dhjetera mijera euroshe nga Fondi per inovacione?! Si do t’u shpjegoni qytetareve qe i gezohen rritjes se rroges minimale qe nipi i liderit tani do te marre pjese ne pjesen me te madhe te tendereve qe lidhen me ndertimin e Korridorit 8 dhe 10b?
Po cfare keni bere me Llotarine shteterore?! A vertete besoni se ekziston ndonje shqiptar, ose turk, rom apo boshnjak, qe vertete beson percaktimin tuaj antikorrupsion pas aferes Llotaria?! Po me futjen tek Llotaria na keni turperuar deri ne fund! Na keni turperuar e po rrenoni traditen, vlerat familjare, nderin si nocion ne kodeksin nacional shqiptar.
Ju gjithashtu mund të pëlqeni