Bashke

Saranda Imeri Stafai deklason Sadulla Durakun dhe BDI-në në Parlament!

Në seancën e sotshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga foltorja, deputeti i Frontit Evropian, Sadulla Duraki, bëri një sërë akuzash për Qeverinë e ardhshme ende pa u formuar, për kinse afërsi me qarqe serbe, ruse e hungareze.

Ndaj kësaj replikë kishte deputetja e Koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, e cila përmes fotografive demantoi akuzat e Durakut, e ku në fotografi shifet afërsia e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit me Presidentin e Sërbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe fotografi të Bujar Osmanit duke shtrënguar duart me Ivica Daçiç e Sergej Lavrov. Gjithashtu në foto u pa edhe ministri i oërjetshëm i BDI-së Fatmir Besimi me gjeneralin serb.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë