Amir Shabani
Duke pasur parasysh euforinë fallco patriotike dhe sulmet e vazhdueshme ndaj VLEN-it, sot Fronti Europian bëri gabimin fatal ndaj shqiptarëve në këtë shtet duke mos e votuar një shqiptarë në krye të Kuvendit!
Nuk ka rëndësi a është Afrim Gashi adekuat për atë post sepse shumë kuadra nga BDI jam dëshmitar vet që kanë qenë amatorë apo joprofesional në postet që ua kishte dhënë Ali Ahmeti, por megjithatë, bënë edhe postin (edhe pasurinë).
Ali Ahmeti sot do të duhej ta dëshmon “dashurinë” që kishte ndaj këtij populli duke i lënë anash raportet politike dhe duke e parë Afrimin vetem si një shqiptar në kuvend dhe ta votonte dhe t’ia besonte ecjen e proceseve.
Ahmeti sot afër vetes ka deputet që janë në listën e zezë amerikane, ka deputet që populli jo që nuk i do por i urren, ka deputet që as edhe në një eveniment ambasada amerikane nuk u ka bërë ftesë, ka deputet që pasuria e tyre nuk dihet se sa dhe nga vjen, por imuniteti i tyre e mbron atë. Ka deputet që u ka skadu çdo lloj afati në politikë, ka edhe deputet që deri dje neve si shqiptar na kanë menjanu duke shku me politikat e Gruevskit dhe neve si shqiprarë nuk na kanë bërë “hesap” bile (ka edhe disa deputet shumë të pastêr dhe të mirë e të ndershëm) urgjent me lista të hapura e të votojmë atë që duam e jo atë që na ofron partia!
Ali Ahmeti reformo partinë nga ZEROJA sepse nga një komandant, patriot atdhedashësh, luftëtarë i madh – dole në konceptin qytetar me Dudushin dhe Turqit apo Torbeshët sepse ata sjan turq dhe që në momentin e parë do të distancohen, e ke Menduhin që është më shumë VMRO se sa PDSH, e sa mund të jetë Front Europian?!
Sa i përket PR-it të Grubit, ishte pak e ashpër ndaj këtij populli dhe ishte ofendues, euforik, tifo partiak dhe nënçmues. Me muzikë degjeneruese dhe skenare me kufera për kundërshtarët politik, nuk ngritet lideri apo partia.
Sido që të jetë, Ali Ahmeti e ka thënë vet ka fillimi i viteve të 2001: “Në politikë nuk është e rëndësishme se si ke hyrë, por se si do dalësh!”
Hyrët me UÇK pas 2001, e dolet pas 2024 duke mos e votu një shqiptar!
Sa i përket Kryetarit të ri të Kuvendit, z. Afrim Gashi, i dëshiroj sukses dhe punë të mbarë gjatë mandatit.