Bashke

SHBA-ja i fut në listë të zezë 10 individë nga Ballkani, ja kush është nga Maqedonia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të enjte kanë futur në listën e zezë 10 persona, teksa kanë shpallur rundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan.

Sipas faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviç, Petar Gjokiç dhe Dushko Peroviç nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviç dhe Branisllav Miqunoviç nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaçiç e Nenad Popoviç nga Serbia.

Petar Gjokiç është Ministër i Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Republikës Sërpska (RS) dhe president i Partisë Socialiste atje.

Që nga viti 2010, ai ka mbajtur poste të ndryshme ministrore në qeverinë e këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës.

Në fillim të nëntorit, në Beograd, me rastin e festimit të festës ruse, Ditës së Bashkimit Kombëtar, atij iu dha një çmim për shërbimet e tij “në forcimin e miqësisë midis RS-së dhe Rusisë”.

Dushko Peroviç është kreu i Përfaqësisë së RS-së në Moskë. Ai është më së shumti i pranishëm gjatë vizitës së presidentit të RS-së, Millorad Dodik, në kryeqytetin e Rusisë, dhe takimeve të tij me liderin rus, Vladimir Putin.

Gjokiq dhe Peroviç nuk iu përgjigjën thirrjeve të REL-it për koment.

Savo Cvijetinoviç, i njohur me pseudonimin “Tigri”, është biznesmen nga Bijelina, në verilindje të Bosnje- Hercegovinës. Ai është themelues dhe drejtor i kompanisë “Inženjering-BN”, e cila gjithashtu u vendos në listën e sanksioneve amerikane.

Cvijetinoviç është edhe kryetar i komunitetit serbo-rus “Zavet”. Gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, ai ishte kreu i Njësive Speciale të Policisë së RS-së./ REL

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë