Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaj edhe njëherë ka sfiduar limitet e saj në artin e letrave origami, duke bërë me to flamurin kombëtar shqiptar më të madh ndonjëherë, në një sallë sporti në Skënderaj, qytet rreth 50 kilometër larg kryeqytetit kosovar, Prishtinës.
Flamurin prej 120 mijë letrave origami, secila në formë piramidale, Arbnore Fejza-Idrizi thotë për Anadolu se e bëri me ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa rreth 70 mijë letra të tjera ajo i bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.