Me ardhjen e dimrit në një shtëpi ajo çfarë shtohet në mënyrë të ndjeshme është fatura e energjisë.
Kjo për shkak të të ftohtit në vendin ku jetoni, por edhe si pasojë e rritjes së çmimeve në mbarë botën.
Prandaj është e rëndësishme të keni parasysh disa këshilla për të shmangur të ftohtin dhe faturat e kripura në fund të muajit.
Edhe nëse nuk mund ta izoloni të gjithën, të paktën kujdesuni që të infestoni tek çatia apo muret që kanë më shumë kontakt me erën dhe shiun.
Sipas ekspertëve çereku i nxehtësisë që mund të shpërndani në shtëpi me anë të ngrohseve mund të humbasë nëse nuk keni një shtëpi të izoluar.
Një izolim i mirë do të mbajë të gjithë nxehtësinë brenda duke ju ulur për rrjedhojë faturën e energjisë për një kohë të gjatë.
Perde më të trasha
Rreth 40% e nxehtësisë del jashtë nga dritaret ndaj është mirë t’i mbuloni ato me perde të trasha.
Gjatë dimrit përdorni perde më të gjatë, të plota e të rënda në mënyrë qët ë parandaloni të ftohtin.
Në këtë mënyrë do të evitoni futjen direkte të ajrit të ftohtë në shtëpi apo lagështirën që mund të sjellë dimri.
Kujdesuni për oxhakun
Një kanal nga ku mund të futet i ftohti në shtëpinë tuaj është edhe oxhaku i papërdorur.
Nëse keni një oxhak që e ndizni rrallë sigurohuni që ta mbyllni në brendësi të tij në mënyrë që të mos qarkullojë ajri i ftohtë.
Në të kundërt mjaft të ndizni zjarrin e të ngroheni me jë kosto më të ulët.
Tubat kullues
Gjatë periudhës së shirave, ngricave ato që mund të prishen e rëndohen më shpejt janë tubat e kullimit në shtëpinë tuaj.