Bashke

S’kishte ujë të nxehtë në stadium, lojtarët e Juves dhe të Interit mbetën pa bërë dush pas lojës

Lojtarët e Juventusit dhe të Interit kanë mbetur pa ujë të nxehtë në dusha në stadiumin “Allianz Stadium” të dielën.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”, sipas të së cilës, “Nerazzurri” u desh të ktheheshin në Milano për t’u pastruar në shtëpitë e tyre.

Një problem në sistemin e ngrohjes ua pamundësoi lojtarëve të Juventusit dhe të Interit që të pastroheshin pas përballjes së tyre në Serie A, e cila përfundoi baras, 1:1.

Zikaltrit arritën në Torino të dielën në mëngjes, ndërsa u rikthyen në shtëpitë e tyre pas lojës, por lojtarët u desh ta prisnin këtë moment për ta pasur një dush të nxehtë.

Dusan Vlahovic shënoi për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa Lautaro Martinez i nivelizoi shifrat në derbin e Italisë.

Interi mbetet lider i Serie A me dy pikë më shumë se skuadra e Massimiliano Allegrit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë