Bashke

Skoda Enyaq vjen me më shumë fuqi dhe karikim më të shpejt

Skoda ka njoftuar për disa përmirësime të konsiderueshme në modelin e vitit 2024, SUV Enyaq, ku përfshihet edhe karikimi më i shpejt dhe fuqia më të madhe.

Këto veçori vijnë falë motorit të ri të pasmë dhe baterisë. Bëhet e ditur se linja e re është në tre modele Enyaq 85, 85x dhe RS.

Enyaq 85 tani mund të mbulojë deri në 565 kilometra me një karikim të vetëm, ndërsa fuqia e tij nga 150 kW ka kaluar në 210 kW.

Nga ana tjetër, modeli 85x karikohet për 6 minuta më shpejt falë shkallës së re maksimale të karikimit prej 157 kW.
Ndryshe, Skoda njoftoi edhe për një veçori të re të baterisë. Sistemi i menaxhimit të baterisë arrin ta sjell atë në temperaturën optimale, para se të arrini në stacionin e karikimit.
Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë