Sllogani i ri parazgjedhor i DUI-t, ‘Jo Rusise, Po Europes’ eshte sllogan shterpe, per dy arsye kryesore
Sllogani i ri parazgjedhor i DUI-t, ‘Jo Rusise, Po Europes’ eshte sllogan shterpe, per dy arsye kryesore:
1) Orientimi pro-Europian i RMV-se, dhe sidomos i shqiptareve te Maqedonise, kurre nuk ka qene ne diskutim, dhe kurrsesi nuk mund te jete pas anetaresimit te vendit ne NATO. Te pretendosh te kunderten eshte nje strategji shterpe per te larguar vemendjen nga problemet e verteta qe ballafaqon vendi, shperngulja masive e popullates si pasoje e korrupsionit masiv dhe keqqeverisjes.
2) DUI si subjekt politik nuk ka te drejte te deklarohet ne kete menyre sepse kane qene ato qe per 8 vite me radhe (2008 – 2016) bashkeqeverisen me partnerin maqedonas VMRO, ne mitingjet e te cilit valeviteshin hapur flamuret ruse dhe qe bllokuan integrimin Euroatlantik si pasoje e politikave te tyre.
Autor: Prof. Idlir Lika, Stamboll