Bashke

Sot nisin negociatat e grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it

Grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sot në ora 14 do të nisin takimin e parë për formimin e Qeverisë së Re, njofton INA.

Siç bëhet e ditur në takimin e parë që do të zhvillohet në selinë e VMRO-DPMNE-së pritet të përcaktohet dinamika dhe metodologjia e punës, por e dhe fushat për harmonizimin e programit të Qeverisë së ardhshme.

Ekipi i VMRO-DPMNE-së është i përbërë në nivel nënkryetarësh: Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska-Koçovska dhe Timço Mucunski.

Ndërsa, ekipi i koalicionit VLEN do të përbëhet nga: Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike, Adnan Azizi nga Lëvizja Besa dhe Bashkim Murtezi nga Alternativa.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dy ditë pas zgjedhjeve zhvilloi takimin e parë me krerët e koalicionit VLEN në selinë e këtyre të fundit pranë sheshit “Skënderbeu”. Pas këtij takimit u njoftua se dyja palët janë dakorduar për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për Qeverinë e ardhshme, të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit. (INA)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë